1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri për Asociacionin: Ne nuk kemi parë asnjë draft dhe nuk e dimë se çfarë ka aty

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se është e rëndësishme që kryeministri, Albin Kurti të raportojë për takimet në Bruksel.

Ai ka thënë se Kurti nuk duhet të ketë një sjellje si të një monarku.

“Sot diskutuam tri çështje dhe si GP e shohim të rëndësishëm raportimin e Kurtit në Bruksel dhe është e pahijshme një sjellje prej një monarku. Është e pafalshme nëse veprimet dhe qasja ta dëmtojë vendin dhe kjo të mos diskutohet në Kuvendin e Kosovës

“Ne nuk kemi parë asnjë draft dhe nuk e dimë se çfarë ka aty. Kushtetuesja ka parapa vijat e kuqe dhe pas atij vendimi nuk guxon të dalë askush”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se në Kryesinë e Kuvendit është caktuar që Kurti të premtën të raportojë në Kuvend për pranimin e propozimit evropian për Asociacionin./eo/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img