Site icon PrishtinaPress

Tahiri (PDK): Në seancë po mungojnë deputetët e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe

Po vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku po diskutohet rreth draft-rezolutës për mbështetjen financiare të policisë së Kosovës.

Në këtë seancë nuk po merr pjesë asnjë deputet nga shumica parlamentare dhe anëtarë nga qeveria.

Për këtë mungesë, kritika pati dhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri.

Tahiri tha se po mungojnë deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të Listës Serbe.

“Ky është tmerri më i madh që përjeton Republika e Kosovës, dy dekada pas çlirimit dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

Exit mobile version