3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri pas sharjes me robë: U kërkoj falje deputetëve nëse kam përdor gjuhë të tillë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca i tha se ishte dëgjuar duke sharë.

“Në asnjë rrethanë. Domethënë në asnjë mement, as nuk kam mendu e as nuk e shaj asnjë deputet”, tha ai, pasi iu kërkua ta tërheq atë që e kishte thënë.

“Në qoftë se ka qenë në afekt… për shkak të situatës dhe asaj… mirëpo në asnjë rrethanë kjo nuk i është drejtu asnjë deputeti”, tha Tahiri.

Shefi i deputetëtëve të PDK-së kërkoi falje.

“Dhe kushdo që mundet me u ndi i ofenduar, meqenëse e kam përdorë një fjalë të tillë të cilën as nuk po e di, i kërkoj falje, edhe atyre qytetarëve që na kanë shiku”.

Tahiri përsëriti kërkimfaljen, duke thënë para saj “në qoftë se e kam përdor një fjalë të tillë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img