Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se me ftesë të ambasadorit Gjerman, Jorn Rohde kanë shikuar ndeshjen mes Gjermanisë dhe Spanjës.
Tahiri ka bërë të ditur se në lojë përkrahte Gjermanin, por sipas tij në futboll nuk dihet kurrë dhe më i mirë nuk fiton çdo herë.
“Faleminderit Ambasador 𝐉𝐨̈𝐫𝐧 𝐑𝐨𝐡𝐝𝐞 për ftesën tuaj për të parë së bashku një lojë të fortë futbolli mes Gjermanisë dhe Spanjës.”
“Loja ishte plot emocione dhe emocione. Të gjithë ne ishim me ty, Gjermania e meritonte të fitonte, por në futboll nuk dihet kurrë dhe më i miri nuk fiton çdo herë.” – ka shkruar Tahiri në Facebook.