1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri pas dështimit të seancës: Po abuzohet me besimin e qytetarëve

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka quajtur të papranueshme dështimin e seancave për shkak të kuorumit.

Sipas tij, Kuvendi është kthyer në një lojë me numra që vjen si rrjedhojë e një qasje autoritare, e arbitrare të Qeverisë tash e dy vjet.

Ai pohon se kjo qasje është e papranuehsme dhe është abuzim me besimin qytetar.

“Fatkeqësisht jeni dëshmitar edhe të një dështimi të seancës së Kuvendit. Ky dështim vjen si rrjedhojë e një qasje totalisht jo të përgjegjshme e jo serioze të mazhorancës. Na e shtyn seancën e parë për në ora 12:30 edhe kjo seancë dështoi për shkak se u mungojnë numrat”, tha Tahiri.

“Është e papranuehsme dhe është abuzim me besimin qytetar me qasjen që e ka kjo Qeveri dhe kjo mazhorancë. Kuvendi është kthyer në një lojë me numra që vjen si rrjedhojë e një qasje autoritare, arbitrare që e ka pas tash e dy vjet”, tha Tahiri.

Kuvendi ka dështuar që të mbajë vazhdimin e seancës së mërkurën në mungesë të kuorumit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img