Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se pas kundërshtimit të PDK-së dhe LDK-së marrëveshja me Serbinë nuk ka legjitimitet të plotë.
Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka përmendur edhe rënia e përkrahjes së kryeministrit Kurti.
“Fakti se partite e medhaja opozitare PDK dhe LDK i thane jo marreveshjes pa njohje reciproke kjo don te thote se kjo marreveshje nuk ka legjitimitet te plote, aq me shume qe ka rene perkrahja per kryeministrin Kurti ne baze te sondazhit te UNDP”, ka shkruar ajo.