1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Nuk ka më punësime me të njofshëm

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri bashkëqeverisjen me LDK-në po e sheh si të suksesshme në luftimin e aferave korruptive dhe kthimin e meritokracisë në punësimet në administratën e shtetit dhe largimin e punësimit me të njohshëm.

Ai në seancën e sotme plenare, ku ekzekutivi po raporton për punën 100 ditore, tha se kanë larguar mundësinë e kontratave mbi vepër në këtë institucion shtetëror.

“Është qeveri që ka zero afera korruptive dhe mbi të gjitha po vazhdohet që është ndërtuar në menaxhimin publik dhe shfrytëzimin racional të buxhetit. Tek mirëqeverisja ka nisur diçka edhe që është historike. Është hera e parë që ka fillu rekrutimi online i punëtorëve të administratës së shtetit. Të nderuar deputetë të kaluarën kriteret e intervistave kanë qenë në bazë të intervistës. Tash është nis një proces që e ka kthyer meritokracinë. Me thënë më troç më nuk ka punësim me të njohshëm. Po ashtu, kontratat në vepër që kanë qenë kanceri i Administratës së Shtetit më nuk ekzistojnë”, tha ai./KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img