Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se thirrja për kursim të energjisë gjatë orëve të pikut, duket më shumë si arsyetim, se sa zgjidhje.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se në vend se të zgjaten oraret e tarifës së lirë, qytetarëve po u propozohet të shtojnë konsumimin e energjië gjatë tarifës së shtrenjtë.
“Thirrja e Ministrisë së Ekonomisë, KOSTT dhe KESCO për kursim gjatë orëve të pikut, të përcaktuara ndërmjet 18:00 dhe 21:00 – 24:00, duket më shumë si një arsyetim sesa një zgjidhje e mirëfilltë.
Koha e pikut përkon me nevojën për ngrohje dhe përdorimin e shërbimeve me energji. Orari 18:00 tregon një periudhë kur qytetarët, gjatë gjithë ditës, nuk përdorin pajisjet e tyre në mënyrë intensive, ose lidhet me momentin e përgatitjes së ushqimit. Ndërsa orari 21:00 – 24:00 përputhet me kohën kur temperaturat bien ndjeshëm dhe fillon tarifa e lirë. Në vend që të zgjasin oraret e tarifës së lirë, qytetarëve u propozohet të shtojnë konsumimin e energjisë gjatë tarifës së shtrenjtë, e cila është tashmë e papërballueshme për shumëkënd. Siç duket, të gjitha masat e propozuara dhe të zbatuara kanë dështuar. Kjo dëshmohet edhe me rritjen e kufirit maksimal të konsumit deri në 1400 Më” – ka shkuar deputeti i Kuvendit të Kosovës.
Në fund, ai ka kërkuar që të ndryshohen oraret dhe të merren masa të qëndrueshme.
“Ndryshoni oraret, merrni masa të qëndrueshme – qytetarët tashmë përballen me vështirësi ekstreme për ngrohje dhe me çmime të papërballueshme”.