3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Në seancë marrim pjesë vetëm pas shpërbërjes së Kuvendit

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se në seancë marrin pjesë vetëm kur të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës.

Të martën, Tahiri pohoi se Kryesia e Kuvendit ka dështuar në mungesë të kuorumit dhe i mbetet kryetarit Glauk Konjufca që ta thërrasë vetë seancën.

“Kjo bllokadë do të vazhdojë deri në seancën kur do të shpërbëhet Kuvendi. Ne u kemi dhënë mbështetje të gjitha ligjeve që kanë qenë jetike për qytetarët e Kosovës, marrëveshje ndërkombëtare. Ju e shihni që ka ikje masive nga Kosova, prandaj ne si grup parlamentar marrim pjesë atëherë kur do të shpërbëhet Kuvendi sepse kjo mazhorancë nuk e meriton asnjë moment”, ka thënë Tahiri.

“Kërkova nga kryetari që në seancat e ftuara të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Ju e dini që në seancën e mbajtur para dy javësh është thirrur anti-kushtetuese dhe e kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Ne si grup parlamentar kërkuam që të premten kur mbahet seanca të kemi një diskutim mbi bisedat që kemi dëgjuar nga eksponentë të VV së bashku me nënkryetarin e Listës Serbe dhe të kemi një diskutim se mbi çfarë diskutimi është bërë me njeriun që është në listën e zezë të SHBA-së. Është refuzuar nga mazhoranca dhe nuk pat kuorum dhe i bie që pa kuorum të thërrasë seancën e radhës”, ka thënë Tahiri.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se të enjten e të premten do të mbahen seancat e Kuvendit.

Thirrja e seancës tani do të bëhet me ftesë të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, për shkak se në Kryesi nuk pati kuorum.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img