Site icon PrishtinaPress

Tahiri: Në muajin maj ka gjasë Kosova të anëtarësohet në KiE

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në muajin maj, ka gjasë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

I ftuar në Info Magazinë të Klan Kosovës, ai theksuar se për herë të parë Kosova e ka një delegacion i cili është i bashkuar në përfaqësimin e Kosovës në KiE.

“Unë jam optimist që në prill, në qoftë se raporti paketohet si vlerësim pozitiv, që vota do të ketë në Asamble dhe pastaj në maj në Këshillin e Ministrave. Kosova ka gjasë”, ka thënë Tahiri.

“Ndoshta është hera e parë që ky ka qenë një delegacion i cili për dy vjet e gjysmë kurrë nuk e kemi pasur një konflikt, kemi diskutuar, kemi pasur mosmarrëveshje, mirëpo kur kemi hy në këshill kemi përfaqësuar Kosovën dhe jo flamujt tanë politik. Kemi punuar shumë”, është shprehur deputeti Besnik Tahiri.

Exit mobile version