Site icon PrishtinaPress

Tahiri në Hagë: Ndonëse 17 shkurti nuk është i njëjtë pa ta, Thaçin e Veselin i gjeta shpirtërisht të përmbushur

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët gjenden në paraburgim në Hagë.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se ndonëse shënimi i 17 shkurtit nuk është i njëjtë pa prezencën e tyre, Thaçin dhe Veselin i ka gjetur shpirtërisht të përmbushur.

“Në seancën e sotshme solemne për përvjetorin e pavarësisë, në atë sallë ku para 15 vitesh u përmbush një aspiratë shekullore, arrita direkt nga Haga, aty ku sot qëndron i fortë, protagonisti i deklaratës së pavarësisë dhe epokës së ndritur të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi. Ndonëse shënimi i 17 shkurtit, as nuk është i njëjtë, e as nuk është i plotë pa prezencën e tyre, Presidentin Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, i gjeta shpirtërisht të përmbushur”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo pasi siç ka thënë, rruga dhe sakrifica e tyre për liri e pavarësi “sot është realitet i Kosovës tonë të lirë e të pavarur”.

“Përgjithmonë mirënjohës për këta burra, që ia kanë dhënë Kosovës vitet më të mira të jetës dhe që për nderin e të vërtetën e rrugëtimit të saj drejt lirisë, po e vazhdojnë përpjekjen edhe sot”, ka përfunduar deputeti Tahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version