9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri në Bruksel, për tabelat e automjeteve

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, udhëton sot për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e radhës për çështjen e lëvizjes së lirë, përkatësisht reciprocitetin në tabelat e regjistrimit të automjeteve e cila është e paraparë me marrëveshjen e lëvizjes së lirë të vitit 2011.
Në delegacionin e udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri do të jenë edhe këshilltari i saj kryesor politik dhe koordinatori i çështjes Dren Zeka, Drejtori i Zyrës për Planifikim Strategjik, Qemajl Marmullakaj, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Driton Gashi, Këshilltari Politik i Ministrit Skënder Hyseni, Shkodran Manaj si dhe Drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda.
Në ditët pasuese në Bruksel pritet të mbahen edhe takime tjera në kuadër të dialogut teknik. Më 8 shtator 2016 do të mbahen takime për çështjen e diplomave dhe kadastrit, më 9 shtator 2016 do të mbahet takimi për vlerësimin e procesit të revitalizimit të urës së Mitrovicës pas heqjes së barrikadës, ndërsa më 13 shtator 2016 do të mbahet takimi i radhës për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img