Site icon PrishtinaPress

Tahiri: Mos miratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore, pikë e zezë e kësaj qeverie

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se opozita nuk është duke e bllokuar punën në shëndetësi, por qeveria është duke dështuar. Mos miratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore, pikë e zezë e kësaj qeverie.

Tahiri ka thënë se tendenca e minimizimit të një politike publike është brengë e çdo qytetari dhe çdo subjekti politik.

“Sot, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për një temë të jashtëzakonshme. Megjithatë, tendenca e minimizimit të një politike publike është brengë e çdo qytetari dhe çdo subjekti politik. Kapitujt që i trajton kërkesa jonë ndërlidhen me aspektin e infrastrukturës ligjore të shëndetësisë, sfidat që ndërlidhen me resurset njerëzore dhe me financimin e sektorit të shëndetësisë”, ka thënë Tahiri.

Exit mobile version