Site icon PrishtinaPress

Tahiri mesazh Edi Ramës: Ndalu se s’të mbeti frymë kombëtare

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, ka lëshuar sërish akuza të rënda në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Tahiri e kishte kontestuar “origjinën kombëtare të Ramës”, në kohën kur ky i fundit kishte thënë për The Financial Times se “veriu është toka e askujt”.

Ajo ka vazhduar me akuza duke thënë se “Rama i shërben aleancës ruso-serbe”.

Më tutje, Tahiri në Pressing të T7 ka thënë se “Rama ishte përpjekur ta ndante Kosovën përmes korrigjimit të kufijve”.

”Edi Rama vazhdon të çojë përpara agjendën ruse dhe serbe dhe nuk është ndalur ende nga veprimtaria destruktive për ndarjen e veriut. Rama jo vetëm që hyri në lojën e kufijve. Ky vazhdon ende dhe vetëm që ashtu dështoi me Thaçin, me Vuçiqin. Pastaj doli te Ballkani i Hapur, bërthama e Serbisë të madhe, projekt hegjemon. Rama po vazhdon edhe sot, kjo deklaratë është kuadër e aleancës sekrete të dhimbshme antishqiptare të Ramës”, ka thënë ajo teksa i ka kërkuar Ramës “të ndalet sepse nuk po i mbetet frymë kombëtare”./Gazeta Express

Exit mobile version