0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Me pa Albini veten në pasqyrë para dy vitesh, këtë kryeministrin e sotëm e kishte pështy në fytyrë

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka qenë i ashpër me kritikat ndaj kryeministrit, Albin Kurti, lidhur me çëshjen e grevave të sindikatave. Ai ka thënë se pas tri javësh ende nuk ka dialog të mirëfilltë për daljen nga situata.

Tahiri theksoi më tej te shkollat nuk janë mbyllur as në vitet e 90-ta, ku edhe Kuvendi i Kosovës është mbyllur dhunshëm.

“Sot shtet kemi, prandaj është e papranueshme të mbyllen shkollat… këtu janë dy palë. Sindikatat dhe qeveria nuk preken direkt nga mbyllja e shkollave, por fëmijët po, prindërit po dhe e ardhmja po…”, tha ndër të tjera deputeti i PDK-së.

Ai tha më tej se është e nevojshme që të flitet edhe për cilësinë në arsim dhe për këtë të ballafaqohen edhe mësimdhënësit, por sipas tij trajtimi me dinjitet nuk ka dilemë.

Sipas tij, kërkesa e mësimdhënësve është legjitime dhe duhet të shihet mundësia për jetësimin e tyre.

“Por, edhe pas tri javësh grevë nuk ka dialog. Nuk mund të thuash se po dialogun kur i fton në takim pas tri javësh dhe thua gjërat e njëjta”, tha ai, duke shtuar se kryeministri Kurti e ka bllokuar dialogun dhe po ushtron presion.

“Me pa Albini veten në pasqyrë para dy vitesh këtë kryeministrin e sotëm besomë e kishte pështy në fytyrë”, tha Tahiri./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img