-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Marrëveshja pa njohje reciproke e me Asociacion, është dështim i interesave të Kosovës

Ish-kryenegociatorja e palës kosovare në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për të cilën nesër në Ohër do të takohën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Sipas, Tahirit nënshkrimi i një marrëveshjeje në të cilën nuk përfshihet njohja reciproke dhe në qendër ka Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është dështim i interesave kombëtare e shtetërore.

“Një marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke me asociacion dhe autonomi për pakicën serbe (vet-menaxhim) është dështim i interesave kombëtare dhe shtetërore të Kosovës!”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë, që nesër në ora 10:00, në Ohër të Maqedonisë së Veriut do të mbahet takimi mes Kurtit dhe Vuçiq, ku temë diskutimi do të jetë Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img