Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Kurti duhet t’i plotësojë kërkesat e Amerikës pa vonesë, edhe pse është antiamerikan.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti do të ndëshkohet nga Kosova sot e ndëshkuar.
“Kurti të plotësoj kërkesat e Amerikës pa vonesë, pavarësisht se është antiamerikan sepse Kosova ështe mbi te gjitha. Kosova sot e ndëshkuar nga aleati kryesor amerikan do ta ndëshkoj Kurtin”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, ambasadori Hovenier dy ditë më parë bëri të ditura sanksionet e ShBA-së ndaj Kosovës, që fillimisht qe përjashtimi nga “Defender Europe”, si dhe “moslobimi te shtetet mosnjohëse”, ndërsa paralajmëroi se do të ketë edhe veprime të tjera.