Site icon PrishtinaPress

Tahiri: Kurti të sqarojë qëndrimin e tij ndaj kërkesave të pesëshes diplomatike – Presidentes do t’i japim betejë Kushtetuese, jo politike

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur edhe për vizitën e pesëshes diplomatike të shtunën me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se e ka pasur për borxh vendit dhe klasës politike një sqarim rreth asaj se cili është pozicioni i tij karshi kërkesave të perëndimorëve, shkruan Reporeporteri.net.

PDK i bëri thirrje poashtu Kryeministrit Kurti që të ketë bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në, duke përmendur këtu edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Ai gjithashtu tha se Kosova nuk ka pasur asnjë vizitë nga BE ose ShBA për t’i informuar ata rreth sulmit të 24 shtatorit, ndërsa kërkoi të ketë hetim ndërkombëtar e angazhim më të madh të ShBA-së për këtë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës Kurti ia ka pas për borxh vendit edhe klasës politike me dal në sqarim dhe qëndrimin e tij se cili është pozicioni i tij dhe Kosovës karshi kërkesave të pesëshes që ishte në Kosovë. Kryeministri duhet ta bëjë të qartë pozicionin e tij, deri tani nuk e ka bërë të ditur. Është shumë e rëndesishme, e nuk nuk e dijmë ende. Ne si PDK i bëjmë thirrje Kryeministrit të vendit që të ketë një koordinim me vendet aleatët strategjik sidomos me SHBA për këtë çështje, por edhe për rastin e 24 shtatorit”.

“Po kërkojmë hetim ndërkombëtar, angazhim më të madh të SHBA-së sa i përket sulmit terrorist, e në anën tjetër dhe bashkëpunim më të afërt e më të ngushtë me ta. Nesër bëhen një muaj që nga sulmi nga ky grup terrorist dhe ne nuk kemi pasur asnjë vizitë të zyrtarëve të Qeverisë në BE ose ShBA për me i informu se çka ndodhi me 24 shtatori. Kemi qëndru te heshtur, asnjë veprim s’ka ndodh nga ana jonë. Qeveria po mundohet me i bind qytetarët e Kosovës, ne e dimë çka ka ndodh”, tha ai ndër të tjera”, tha Tahiri në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

I pyetur nëse vendimi i Vjosa Osmanit për mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit, do të dërgohet ng PDK në Gjykatën Kushtetuese, Tahiri, tha se si parti janë duke shikuar e shfletuar të gjitha faktet nëse ajo ka shkelur Kushtetutën.

“Ne jemi bindur qe Presidentja ka shkaktuar shkelje serioze në dy drejtime. E para duke mos e dekretuar per 18 muaj Kryeprokurorin, dhe e dyta e në veprimin e saj të gabum për mos dekretimin”, tha Tahiri.

“Presidentes do t’i japim betejë Kushtetuese, e jo politike siç po e kërkon ajo”, shtoi ai./Reporteri.net/

Exit mobile version