Site icon PrishtinaPress

Tahiri: Kurti po prezanton projekte infrastrukturore të nisura nga Qeveria Haradinaj, mashtrimi i ka këmbët e shkurtra

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po prezanton projekte të cilat kanë filluar në Qeverinë Haradinaj.

Këtë deklarim ai e bëri pasi Kurti të shtunën përuroi dy tunele dhe rihapjen e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

“Këtë vepër infrastrukturore, pra këtë urë dhe autostradë e ka përfunduar Ministri Pal Lekaj, e i cili qe dy vjet është në procedurë gjyqësore. Ai për këtë vepër u persekutua publikisht shumë herë, e sot të njëjtën po e prezanton kryeministri bashkë me hekurudhën që e ka nis ministri Pal Lekaj”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai tutje ka thënë se është mirë që projektet vazhdohen e kryhen, “rasti i autostradës që e ka nisur kryeministri, Hashim Thaqi e që e përfundoi Pali, si dhe hekurudhën që e nisi Qeveria e Ramush Haradinaj e po e përfundon Albini”.

“Por, një nuk duhet harruar, mashtrimi i ka këmbët e shkurtra. E vërteta vonohet, por del në shesh, e atëherë secilit i del fytyra e vërtetë”.

“FAKTET: Foto 1: Ura 5.6 kilometra e përfunduar si dhe 56 kilometra të shtruara për 18 muaj në Qeverinë Haradinaj nga Ministri Lekaj që sot po baravatet nëpër Gjykata. Foto 2: Ura e papërfunduar e cila ishte për shumë muaj në bllokadë dhe para vendimit me shku në arbitrazh. Duhet të thuhet se nga nisja e autostradës, për tri vite janë shtruar vetëm 13 kilometra asfalt në autostradë. Foto 3: Inaugurimi i investimit të hekurudhës nga kryeministri, Ramush Haradinaj dhe Ministri, Pal Lekaj. Gjumë të ëmbël Kosovë!”, ka përfunduar Tahiri.

Exit mobile version