Site icon PrishtinaPress

Tahiri: Kurti po e mban peng e në krizë vendin me procesin e dialogut

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se për nëntë muaj Kuvendi i Kosovës ka pasur më së paku rezultate dhe se kjo ka qenë periudha më e dështuar e legjislativit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai shtoi se  kreu i Qeverisë, në të gjitha proceset po e mban peng vendin, duke përmendur procesin e dialogut.

“Nëntë muaj të Kuvendit të vitit 2023 ka qenë muajt dhe periudha më e dështuar me pak rezultate. Kemi një shumicë parlamentare që ka mbi 50 për qind dhe i lus qytetar se a ka ndonjë ligj që ka ndikuar tek ta”.

“Ne si grup jemi duke pranuar që për sektorin publik te iniciojmë një nismë që lidhet me koeficient e pagave për zyrtarët publik. Ne jemi duke pritur një verdikt nga Kushtetuesja për pagën në sektorin privat. Me procesin e dialogut është duke e mbajtur Kosovën peng, në krizë”.

“Të enjten po ashtu do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme që lidhet me procesin e librave. Problemin më të madh që e ka shkaktuar ky vendim është shpërfaqja e pabarazisë shoqërore”, tha ai./eo/

Exit mobile version