Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se situata me ekonomitë e vogla në Kosovë është alarmante. Ai thotë se qindra biznese të vogla, përfshirë dyqane, biznese, kafiteri e restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit.
Sipas Tahirit, në tremujorin e parë të vitit 2024, fuqia blerëse në Kosovë ka rënë nga 15 deri në 50 % dhe mbyllja e bizneseve do të ndikojë në rritjen e papunësisë dhe varfërisë.
Deputeti i AAK-së thotë se në një shoqëri normale, ekonomia është shtylla kryesore e funksionimit të shoqërisë, dhe thotë se Qeveria Kurti po e bankroton Kosovën me retorikë luftë dhe konfliktin e hapur me ndërkombëtaret.
“Ekonomia përbën shtyllën kryesore të funksionimit të jetës në një shoqëri normale. Kjo Qeveri me retorikën e vet të luftës, me konfliktin e hapur me bashkësinë ndërkombëtare duke e mbajtur Kosovën nën sanksione, dhe duke mos pasur asnjë investim të huaj të mirëfilltë në vend, është duke e bankrotuar Kosovën. Dhe, të rinjtë po detyrohen t’ia mësyjnë migrimit.
Qeveri, vepro ose shko!”, ka shkruar Tahiri.
Reagimi i plotë:
Alarmante, kolapsi i ekonomisë së vogël!
Kosova po përjeton një tronditje ekonomike shkak i “shembjes” së bizneseve. Me qindra biznese të vogla gjithandej Kosovës, duke përfshirë dyqane, biznese të vogla të shitjes, kafiteri, restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit.
Informatat e para të tremujorit të parë të vitit 2024 rreth qarkullimit të bizneseve që operojnë në Kosovë janë alarmante. Fuqia blerëse ka rënë nga 15% deri në 50%. Me mbylljen e bizneseve do të shkojmë drejt rritjes së papunësisë në Kosovë që ndikon në rritjen e varfërisë dhe në uljen e nivelit të jetesës për qytetarët.
Ekonomia përbën shtyllën kryesore të funksionimit të jetës në një shoqëri normale. Kjo Qeveri me retorikën e vet të luftës, me konfliktin e hapur me bashkësinë ndërkombëtare duke e mbajtur Kosovën nën sanksione, dhe duke mos pasur asnjë investim të huaj të mirëfilltë në vend, është duke e bankrotuar Kosovën. Dhe, të rinjtë po detyrohen t’ia mësyjnë migrimit.
Qeveri, vepro ose shko!