Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, është përgjegjësi për situatën e krijuar në arsim
Pas mbledhjes së kryesisë, ai i bëri thirrje kryeministrit dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, të gjejnë urgjentisht një zgjidhje me sindikatat.
“Po hyjmë në javën e katërt që mësimi në Kosovë nuk po mbahet. Janë rreth 320 mijë nxënës të cilët nuk po e vijojnë mësimin, rreth 30 mijë mësimdhënës të cilët s’po e vazhdojnë punën e tyre”.
“Kjo është e papranueshme dhe është e papranueshme kryeneçësia e Kurtit i cili është përgjegjës direkt për këtë situatë e cila është shkaktuar në arsim”tha Tahiri raporton EO.
“Dëm i madh që po i shkaktohet mbi të gjitha të ardhmes së Kosovës. Humbja e mijëra orëve të mësimit dhe mosshqetësimi fare i qeverisë është e paprecedentë. I bëjmë thirrje urgjente Kurtit dhe Nagavcit të ulen me sindikatat dhe të gjejnë zgjidhje”, tha ai,/Prishtinapress/