Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për epitet që i ka dhënë ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq, i cili dyshohet për krime lufte.
Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se me ato cilësime kryeministri Kurti ka dëshmuar se ka një lexim krejt të ndryshëm e të mbrapshtë të historisë politike të vendit.
Postimi i plotë:
Albin Kurti përkujtoi dje Oliver Ivanoviçin, me epitete që për të mos thënë ndryshe, përfundimisht nuk i paska ditur askush tjetër përveç tij.
Me këtë rast, Kryeministri dje iu dëshmoi qytetarëve të Kosovës se ai ka një lexim krejt të ndryshëm e të mbrapshtë të historisë politike të vendit, ndryshe nga populli, ndryshe nga e vërteta.
Një kryeministër që ka lexim të mbrapshtë të historisë, nuk është kurrfarë garancie se mund të arrijë diçka historike. Krejt përkundrazi!/Prishtinapress/