Site icon PrishtinaPress

Tahiri kundër shkarkimit të Osmanit, thotë se nuk është praktikë rugoviane

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, nuk do të përkrahë nismën e liderit të LDK-së, Isa Mustafa për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë.

Tahiri përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës nuk e ka pasur praktikë të përjashtojë njerëzit e vet aq më pak, nënkryetaren e vet, kandidaten e parë grua për kryeministre për shkak të mendimit ndryshe.

Tahiri thotë se ky është momenti më i rëndë në historinë 30 vjeçare të LDK-së.

“Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës nuk e ka pasur praktikë të përjashtojë njerëzit e vet aq më pak, Nënkryetaren e vet, Kandidaten e parë grua për Kryeministre për shkak të mendimit ndryshe. Në ADN e LDK-së është liria e mendimit, liria e individit. Dr. Vjosa Osmani ka mbrojtur parimet për të cilat ka kërkuar besimin e votuesve të LDK. Të gjithë e kemi ditur që Vjosa nuk i ndryshon parimet e saja, të gjithë e kemi kërkuar në krye të listës së LDK dhe të gjithe kemi përkrahur.

Sot, si anëtar i KP të LDK, Kryetar i Vushtrrisë e nënkryetar i Degës së LDK-së në Vushtrri, nuk mund të përkrahi përjashtimin e Vjosa Osmanit. Prandaj sapo votova JO.

Ky është momenti më i randë në historinë 30 vjeqare të LDK. Si qytetarë i Kosovës, anëtar i LDK, si babë i 3 vajzave, nuk po mundem me besu që një grup i ngushtë në LDK po kërkon përjashtimin e një gruaje intelektuale, parimore e që e ka mbështetjen e anëtarëve të LDK dhe të qytetarëve të Kosovës.

LDK që e ka themelu Ibrahim Rugova dhe intelektualët më të mdhenjë të kohës, është më e madhe e më e fuqishme se ky grup i ngushtë.

LDK ka me u rikthy te gjeneza e vet, bashkë me Vjosën e bashkë me ata qe kanë në ADN parimin e lirisë së mendimit”, ka shkruar Tahiri.

Exit mobile version