-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Ku ka logjikë që brenda dy vjetëve çmimi i rrymës të rritet tri herë?

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka adresuar kritika në drejtim të qeverisë, lidhur me ngritjen e çmimeve gjatë këtyre dy vjetëve.

Tahiri tha se kjo barrë po ju bie qytetarëve.

“Ku ka logjikë që brenda dy vjetëve çmimi i rrymës të rritet tri herë?”, pyeti Tahiri.

“Ku ka logjikë që Qeveria në një anë të subvencionojë, e në anën tjetër prapë të rritë çmimin e energjisë elektrike? Kjo është barrë e madhe për qytetarët e Kosovës, ajo që e kemi parë në këto dy vjet është se është ngritur çmimi i shportës së konsumit, është rritur çmimi i rrymës, tatimi në pronë dhe gjithçka që merret si mbijetesë e njeriut, ndërsa rrogat kanë mbetur si në sektorin publik e ashtu edhe në sektorin privat, të njëjta”, tha Tahiri./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img