4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Kryeministri e di më së miri sa vështirë funksionon Prishtina pa ligj

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka theksuar se kryeministri Isa Mustafa e di më së miri se si funksionon kryeqyteti pa miratimin e Ligjit për Prishtinën.

Andaj ai pret nga kryeministri që gjatë kësaj legjislature ta miratoj Ligjin për Prishtinën dhe ta dërgoj për procedim në Kuvendin e Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Tahiri ka thënë se mos miratimi i Ligjit për Prishtinën i ka bërë dëme të mëdha kryeqytetit.

“Kryeministri Mustafa duhet gjithë sesi ta dërgon këtë ligj, e ka obligim ta dërgojë këtë ligj për shkak se ai e din më së miri se sa vështirë është me qeverisë pa ligj këtë qytet, dhe unë pres prej tij që ta bëjë gjatë kësaj legjislature…”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se duhet të ketë një harmonizim mes dy etniteve, kryetarit Ahmeti dhe kryeministrit Mustafa dhe të dërgohet ligji në Kuvend.

Tahiri ka folur edhe për performancën e komunave të Kosovës gjatë vitit 2016, duke thënë se nuk ka qenë vit i lehtë, ku disa komuna kanë pasur probleme serioze e paqartësi ligjore që lidhen me çështje sektoriale, sekondare.

“Paqartësitë ligjore lidhen drejtpërdrejt me temat që kryetarët e komunave i kanë premtuar gjatë proceseve zgjedhore ju e dini që shumica dërmuese e kryetarëve platformën e tyre e kanë bazuar vetëm në investime që bazohen drejtpërdrejtë në komunë, por edhe tjetër në platformat e zhvillimit ekonomik lokal, partneritetit publiko privat pse jo edhe angazhimin e sektorit privat”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për ndarjen buxhetore të komunave, duke thënë se në këtë aspekt Ministria e Financave duhet ta ri-rregulloj Ligjin për Financa të Pushtetit Lokal, e jo ndarja e buxhetit të bëhet në bazë të preferencave partiake.

“Nuk është e diskutueshme që partitë kur të marrin pushtetin e preferojnë kolegun partiak të vetin. E, a është kjo e drejtë? Kjo është plotësisht e padrejtë, si duhet të diskutojmë prej cilës perspektivë, e kemi obligative mënyrën e kritereve. Është e padrejtë që një qytetarë i një zone të caktime të diskriminohet për shkak se kryetari, apo kryetarja nuk është e një partie të caktuar kjo duhet të stopohet se kjo do të krijojë procedant shumë të keq”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq, për kandidimin për kryetar të Komunës së Prishtinës, Tahiri ka theksuar se nuk do të kandidojë, por ka thënë se kryeqytetit i duhet një kryetar i guximshëm që merr vendime, i afërt me qytetarin dhe i pakorruptuar.

“Prishtinës i duhet një kryetar, i cili është i afërt me popullin, i pa korruptuar, për shkak se këtu ka shumë mundësi me u korruptuar, se ka shumë kontrata, ka shumë mundësi të kontraktimit, dhe mbi të gjitha një qytetar, i cili sheh përtej në ngritjen dhe zhvillimin e qytetit”, ka thënë Tahiri.

Ai thekson se sivjet qytetarët do të vendosin shumë në raport me ofertën në kuptimin sa konkret janë, “gara do të jetë e ngushtë dhe gara do të jetë shumë interesant dhe pres ta shoh…”

Në këtë intervistë Tahiri flet edhe për decentralizimin, funksionimin e komunave të veriut e çështje tjera.

TEMAT:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img