Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri i ka kritikuar gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës për mos-seriozitet pas zhvillimeve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.
Tahiri i ka bërë thirrje Qeverisë që të merren masa urgjente për situatën në veri të Kosovës, teksa u shpreh se është i habitur me qasjen e Kurtit, raporton EO.
“Si deputetë nuk jemi serioz, nuk jemi duke e trajtuar gjendjen e jashtëzakonshme me asnjë seriozitet. Për AAK-në, nevoja për masa urgjente është të merret për sigurinë në vend. Sot kryeministri do duhej të raportojë këtu për partneritetin me ShBA-të. Kam një pyetje për deputet e VV-së: A është dashtë Kryeministri Kurti sot me ardhë me na tregu, se si është situata në veri të Kosovës? Unë jam i habitur me qasjen e Kurtit”, tha Tahiri.
Tahiri ka folur edhe për krizën energjetike, ku ka fajësuar Qeverinë që gjendja në këtë sektor është duke u keqësuar.
Sipas Tahirit, veprimet e Qeverisë Kurti në lidhje me këtë çështje janë simbolike.“Kërkesa për marrjen e masave emergjente, tash e gjashtë herë na tregon disa tregues. E para ka të bëjë me një pyetje hipotetike: A është ka dëshiron Qeveria që 20 muaj të mbaj gjendjen e jashtëzakonshme dhe rrjedhimisht, gjashtë herë radhazi të marë masa për këtë. Si është e mundur që për komisionin përkatës , Qeveria përmes Ministrisë të mos jep asnjë analizë, për gjendjen e energjisë elektrike. Kjo gjendje është duke u keqësuar dhe veprimet e Qeverisë janë simbolike”, përfundoi Tahiri./Prishtinapress/