Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se kjo parti do t`i përgjigjet zyrtarisht të hënën kryetari të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili dje i ka shkruar letër kryetarit të AAK-së.
Në një prononcim për gazetën Nacionale, Tahiri ka thënë se qëndrimin i AAK-së për përfundimin e mandatit të Qeverisë Kurti është publik.
Ai ka thënë se AAK-ja dëshiron që kjo Qeveria ta përfundojë mandatin me dorëheqje ose me shkarkim.
“Të premten pasdite e kemi pranuar letrën e Kryetarit të PDK-së, z. Memli Krasniqi. Njoftimi me shkrim për pozicionin e tyre politik dhe kërkesën për koordinim ndër opozitar është hap i nevojshëm. Si parti gjithsesi se do t’i kthejmë një përgjigje e cila është në linjë me pozicionet tona tani publike. Qëndrimi ynë është se kjo qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me mocion për shkarkimin e saj, të propozuar nga AAK”, ka thënë ai.