-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Kosova s’heq dorë nga njohja e Serbisë për shkak të dështimit të Osmanit dhe Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka foluar pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku ka thënë se Kosova nuk heq dorë nga njohja e Serbisë, ani pse sipas tij, këtë e kanë bërë presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Tahiri është shprehur se nuk heqin dorë nga një njohje e tillë, që sipas tij, pastaj do hapte rrugën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Kosova nuk ka hequr dorë nga njohja, por ka hequr dorë kryeministri Albin Kurti. Ne nuk do të heqim dorë nga dështimet e liderëve, siç është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Ne nuk heqim dorë nga një njohje e tillë që pastaj do t’i hapë rrugën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, tha Tahiri.

Sipas tij, qytetarëve serbë në Kosovë po u imponohet vullneti i Beogradit, mirëpo se “Kushtetutshëmeria e Kosovës është ajo që duhet të ketë rëndësi”.

“Është krejt e parëndësishme çka thotë Vuçiqi për Kosovën. Është shumë e rëndësishme Kushtetutshëmeria e Kosovës. Te ne nuk mund të imponohet vullneti i Beogradit”.

Tahiri tutje ka thënë se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë nuk guxojnë të jetojnë në shoqëri multietnike, teksa thotë se ata janë të frikësuar nga politikat e Beogradit.

“Qytetarët që jetojnë në Kosovës janë peng i politikave të Beogradit, ata nuk guxojnë të jetojnë në shoqëri multietnike, ata janë të frikësuar nga politikat e Beogradit, qoftë në mos marrjen e targave kosovare, pastaj frika për t’u integruar në shoqëri multietnike”, tha Tahiri.

Ai ka informuar edhe për punën e komisionit ad-hoc, ku është edhe kryetar, për reformën zgjedhore.

“Dje përfundimisht ka votuar komisioni për reformën zgjedhore. Gjatë gjithë kohës zgjedhjet në Kosovës janë monitoruar nga vëzhgues të Bashkimit Evropian dhe duhet të adresohen të gjitha rekomandimet. Ka pasur edhe propozime të partive politike të cilat të gjitha bashkë janë drejtuar në mënyrë unanime. Gjatë këtij procesi kemi pasur bashkëpunim të mirë me zyrën e Bashkimit Evropian, Ambasadën Amerikane, Ambasadën e Mbretërive të Bashkuara”./prishtinapress.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img