0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Kosova për herë të parë në mënyrë serioze ka vendosur të përkrah vullnetin politik të Luginës

Në bisedimet shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, do të bisedohet edhe për shqiptarët e Luginës. Iniciativën e presidentit të Republikës së Kosovës e ka përkrahur edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Përmes një statusi në Facebook, Tahiri ka deklaruar se nuk ka ndarje të Kosovës dhe se ka vetëm lajme të rrejshme.

“Kohëve të fundit, ishin shtuar zëra që përhapnin panik tek opinioni publik, duke aluduar ndarjen e Kosovës si opsion përfundimtar. Këtyre lajmeve të rrejshme iu dha përgjigje të qartë Presidenti i vendit, duke hedhur poshtë në mënyrë kategorike ndarjen si opsion eventual. Pra, nuk ka ndarje. Presidenti, u zotua se kërkesat legjitime politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës do t’i shtroj si temë të veçantë në kuadër të dialogut në Bruksel. Kjo nënkupton se shteti i Kosovës për herë të parë në mënyrë serioze ka vendosur të përkrah vullnetin politik të shqiptarëve të Luginës” ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka kërkuar nga e gjithë klasa politike që të përkrahin Presidentin në përmirësimin e padrejtësive historike që janë bërë në Luginë.

“Ky veprim institucional dhe shtetëror i Presidentit të vendit, është rrjedhojë e vizionit dhe guximit që ka ai, për të mbrojtur interesin shtetëror por edhe të shqiptarëve të Luginës. Në rast se korigjimi i kufijve nënkupton bashkëngjitjen e Luginës dhe shqiptarëve që jetojnë atje, atëherë askush nuk guxon të dal kundër këtij vullnetit politik të shprehur në mënyrë demokratike. Prandaj, klasa politike e bashkuar duhet të mbështes Presidentin e vendit i cili ka vendosur që të bëjë gjithçka për të korigjuar padrejtësitë historike që iu janë bërë shqiptarëve të Luginës.

Sot duket që jemi më afër se kurrë më parë për realizimin e aspiratave një shekullore të shqiptarëve të Luginës” ka përfunduar Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img