-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri kërkon shkarkimin e Nagip Krasniqit dhe Bordit të KEK-ut

Abelard Tahiri, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar të shkarkohet Nagip Krasniqi, kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut.

Në një konferencë për media Tahiri ka deklaruar se të mërkurën do të ketë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me këtë çështje.

“Do ta thërrasim një seancë të jashtëzakonshme, në lidhje me arrestimet e fundit në KEK dhe një sjellje të pahijshme të mazhorancës. Në këtë rast ju e keni parë një gjuhë të pahijshme, kjo është e paprecent. Ky person të shkarkohet, bordi të shkarkohet”, ka thënë ai.

Përveç shkarkimit të kryeshefit të KEK-ut, Tahiri ka kërkuar edhe shkarkimin e bordit.

“Ajo që kemi kërkuar edhe ditën e enjte që ky person të shkarkohet. Bordi i KEK-ut të shkarkohet dhe të merren masa edhe ndaj akterë të tjerë që janë përfshirë në kuadër të menaxhimit të krizës të energjisë me ato keqpërdorimet që kanë ndodhur. Për ne si deputetë është e papranueshme që kryeshefi, që është në paraburgim, vazhdon të jetë edhe në krye të Korporatës”, deklaroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img