-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri kërkon që të bëhet rishikimi i buxhetit për vitin 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar që të bëhet rishikimi i buxhetit për vitin 2023 dhe se në këtë rishikim të përfshihet edhe rritja e pagave në sektorin publik.

Tahiri ka thënë se ndërhyjra e qeverisë në buxhet ka qenë e dëmshme dhe ka ndikuar duke rritur normat e tatimit dhe duke bllokuar investimet kapitale.

“Vetëm për dy vjet qeverisje janë bllokuar rreth 500 milionë euro të investimeve kapitale, me çka është dëmtuar ekonomia e vendit për rreth 200 milionë euro si pasojë e inflacionit dhe vonesës se investimeve kapitale.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se qytetarët po përballen me vështirësi të shumta, pasi janë shtrenjtuar çmimet e konsumit, energjia, rritja e tatimit në pronë e të tjera dhe se për të përballuar këtë do të duhet të rritën pagat në sektorin publik.

“Kjo rritje do të duhej të ndodhte menjëherë me rishikimin buxhetor dhe kjo do të ndikonte në rritjen e konsumit të përgjithshëm por edhe indirekt në rritjen e pagave në sektorin privat. Nëse ky veprim nuk ndodh menjëherë, Kosova rrezikon të zbrazet dhe të mbes pa shumë profesionistë të zotë.” – ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img