0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Jemi kundër dhe do të bëjmë gjithçka që ta ndalojmë rritjen e energjisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të bëjnë gjithçka që është e mundur që të ndalojnë rritjen e çmimit të energjisë.

Tahiri është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë, ku ka thënë se në lidhje me çmimin e energjisë kemi një problem të madh, pasi sipas tij, nuk është ofruar version për të.

“Çmimin e energjisë, këtu kemi një problem të madh, mirëpo ajo që dihet që tash e dy vjet ende strategjia e energjisë është sjellë në Parlament, është diskutuar dhe shihet se nuk ka version për energjinë. Gjashtë herë e kemi shtyrë masat emergjente, edhe kjo është masë emergjente që është e paqëndrueshme dhe fatkeqësisht që bien në barrë të qytetarëve dhe familjeve të Kosovë. Jemi kundër dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ta ndalojmë këtë rritje të energjisë”, ka thënë Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img