Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Parlamentit Evropian për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Tahiri ka thënë se ja vlen që mbyllja e kësaj padrejtësie evropiane të shënohet me një festim kolektiv nga qytetarët më proevropian në kontinent.
“Urime atyre mijëra zyrtarëve publik në të gjitha nivelet, që nuk u dorëzuan, e realizuan një reformë që kërkohej nga ne” shkruan Tahiri në Facebook.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Republikës së Kosovës do t’mund ta festojnë natën e vitit të ri 2023, me një mundësi të re me 1 janar 2024. Ja vlen që mbyllja e kësaj padrejtësie evropiane të shënohet me një festim kolektiv nga qytetarët më proevropian në kontinent.
Urime atyre mijëra zyrtarëve publik në të gjitha nivelet, që nuk u dorëzuan, e realizuan një reformë që kërkohej nga ne.
Urime të rinjëve,Më të moshuarve,
Të gjithëve pa dallim,Tani është koha të punohët për një regjim pa viza me SHBA-të, referencën tonë identitare.