-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Iniciativa për draft-statutin e Asociacionit të jetë në përputhje me Kushtetutën

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të diskutohet me Serbinë. Ai thekson se çdo iniciativë që Qeveria e Kosovës e ndërmerr në këtë drejtim duhet të jetë në përputhje me rendin Kushtetues të Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin në vitin 2015.

Tahiri akuzon kryeministrin Kurti se fshehurazi dhe në mënyrë tërësisht jo transparente po punon në zbatimin e marrëveshjes me Serbinë.

“Draft-statutin e Asociacionit nuk kemi nevojë me diskutu me shtete të tjera. Duhet të respektohet në përpikëri vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Ne e kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që duhet të respektohet. Çdo iniciativë që ndërmerret duhet të jetë në përputhje me rendin kushtetues tonin”, thotë ai për KP.

Sipas tij, Kurti e solli një marrëveshje me Serbinë që nuk ka njohje reciproke.

Në anën tjetër, Tahiri, nënvizon nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve në veri, megjithëse akuzon Kurtin se e ka sjell veriun e vendit në gjendje të mjerueshme.

Krahas kësaj, Tahiri flet edhe për shtyrjen e vazhdueshme të seancave të Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit në vendimmarrje.

Ai përgjegjësinë për vonesat e miratimit të projektligjeve ia adreson vetëm mazhorancës, pasi thotë se opozita nuk mund t’ia bëjë numrat pushtetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img