-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri i thotë Lajçakut: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja reciproke

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, deklaroi të shtunën se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja reciproke. Sipas saj, është koha të shënohet historia dhe të hapet kapitull i ri i paqes.

Këto deklarata ajo i bëri në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në një panel diskutimi ku i pranishëm është edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë vetëm njohja ndërmjet dy vendeve pa formulime dykuptimëshe, është koha me shkru një histori të re, me hap një kapitull të ri të paqes në mes marrëdhënieve Kosovë- Serbi. Lini anash formulimet”.

“Do t’i lëmë kohë çështjeve të hapura që të mbyllen. Nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, kjo vlen dhe për BE-në dhe Ballkanin në veçanti”, tha Tahiri.

Ajo kritikoi edhe për faktin se në delegacionet e bisedimeve në Bruksel nuk ka gra.

“Lajçak guxim të madh që vie sot këtu. Nga tavolina e zbrazët në Bruksel pa gra, as në delegacionin e Kosovës as të Serbisë, nuk e di si mund të vini këtu. Ne jemi këtu, dhe për të qenë në tavolinën e negociatave duhet të jeni në politikë. Unë jam bërë një negociatore për paqen 23 vite më parë, në konferencën e Rambujesë, kam qenë gruaja e vetme në mesin e 15 burrave. Sepse isha lidere kryesore në lëvizjet për liri dhe pavarësi, unë isha politikane dhe e bëri të pashmangshme të mos isha aty”.

Tahiri tutje u ka bërë thirrje grave që të mos qëndrojnë larg politikës, por të bëhen pjesë e vendimmarrjes.

Ky është Edicioni i Parë i Forumit Nderkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili ka mbledhur në Prishtinë rreth 500 pjesëmarrës nga 33 shtete të botës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img