Site icon PrishtinaPress

Tahiri: I thamë PDK-së mos e akuzoni Kurtin për Asociacion sepse e ka trashëguar këtë marrëveshje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur lidhur me situatën në vend.

Ai është shprehur se si parti I kanë thënë PDK-së që nuk duhet akuzuar Kurtin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe sepse e ka trashiguar këtë marrëveshje.

‘’I kemi thënë PDK-së që smundet me e akuzu Kurtin për Asociacion sepse e ka trashëguar këtë marrëveshje. I kemi thonë LDK-së se ju nuk mundeni me lyp njohje reciproke sepse edhe ju nuk keni lyp njohje kur keni bërë marrëveshje’’, thotë Tahiri në T7.

Tahiri tha se kryeministri Albin Kurti po e futë Kosovën “në një rrugë qorre”.Sipas tij, shefi i Qeveri, për veprimet në veri nuk e ka informuar as presidenten Vjosa Osmani.

Theksojmë se AAK-ja përmes mocion votëbesimi po kërkon shkarkimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Exit mobile version