1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mbanë, e di që e ka humbur fuqinë politike

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri i është përgjigjur deklaratave të kryeministrin Albin Kurti se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme do të zhdukej opozita.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë, tha se Kurti e di shumë mirë që e ka humbur fuqinë politike, duke e ftuar që të dalë në zgjedhje “nëse ia mbanë”.

Sipas tij, vendi është në qorr-sokak dhe se Qeveria nuk po bënë asgjë për asnjë sektorë.

Kryeministri Kurti ka filluar që të bëhet humorist, ai asnjëherë nuk ka pasur kujdes për opozitën, ai nuk kujdeset për njerëzit që i ka brenda që kanë mendim ndryshe le me për opozitë. Le të del në qoftë se ja mban në zgjedhje e sheh, ai e di shumë mirë që e ka humbur fuqinë elektorale politike

“Jeni dëshmitarë që sot edhe një herë u vonua mbledhje e Kryesisë. E para Kosova është në një qorr-sokak është nën sanksion nënë masa më të rrepta nga aleatët e saj ndërsa Kurti vazhdon të flet dhe të mos thotë asnjëherë. Kjo çështje e dëmtoj Kosovës dhe është duke penguar rrugën e saj drejt BE”.

“Një qasje shumë më serioze duhet të ndodh përndryshe kjo Qeveri duhet të shkarkohet ose të vetë-dorëhiqet. Një temë që do ta trajtojmë si grup është për të drejta e punëtorëve në sektorin privat. Kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për punëtorët e sektorit privat. Kjo Qeveri ka ardhur në pushtet duke premtuar të drejta dhe avancim të punëtorëve në sektorin privat, kjo duhet të trajtohet në një seancë”.

“Kryeministri Kurti ka filluar që të bëhet humorist, ai asnjëherë nuk ka pasur kujdes për opozitën, ai nuk kujdeset për njerëzit që i ka brenda që kanë mendim ndryshe le me për opozitë. Le të del në qoftë se ja mban në zgjedhje e sheh, ai e di shumë mirë që e ka humbur fuqinë elektorale politike”./EO/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img