3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri i PDK-së: Raportimi i Kurtit në Kuvend është obligim Kushtetues

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se është obligim kushtetuese që kryeministri, Albin Kurti të raportojë për takimet në Bruksel.

Ai ka thënë se duhet të dihet se çka është pajtuar Qeveria e Kosovës dhe si është Asociacionin me të cilin është pajtuar kryeministri Kurti.

“Mendoj që ky është një obligim i kryeministrit dhe është obligim i Rezolutës që është miratuar në Kuvend. E rëndësishme është që të kuptohet se në çfarë është pajtuar Qeveria e Kosovës dhe si do të jetë që kryeministri është pajtuar për Asociacionin”, ka thënë ai.

Shefi i deputetëve të PDK-së, ka folur edhe për grevën e minatorëve të Trepçës, ku ka kërkuar që përmes një rezolute të pranohen kërkesat e tyre.

“Ne gjithashtu do të kërkojmë që në seancën e radhës që përmes një rezolutë të pranohen kërkesat e minatorëve. Mendoj që janë kërkesa të drejta dhe minimale”, ka thënë ai./eo/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img