-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: I papranueshëm barazimi i agresorit me viktimën në deklaratën për të pagjeturit që u pranua nga Kurti

Ish kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dakordimit mes Kosovës dhe Serbisë për deklaratën për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Tahiri ka thënë se se barazimi i agresorit me viktimën në këtë deklaratë, është i papranueshëm, pavarësisht se është pranuar nga kryeministri Kurti.

“Barazimi i agresorit me viktimën në deklaratën për të pagjeturit i miratuar dje ne dialog ne Bruksel është i papranueshëm pavarësisht se u pranua nga kryeministri i Kosovës”, shkroi ajo.

Kujtojmë se pati vërejtje lidhur me deklaratën për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë, për shkak të termit “personat e zhdukur me detyrim”, i cili u përdor në vend të termit “personat e zhdukur me forcë”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img