Site icon PrishtinaPress

Tahiri i kërkon Kurti detaje rreth kidnapimit të tre policëve

Seanca e Kuvendit të republikës së Kosovës po vazhdon sot pasdite.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga Kryeministri i vendit, Albin Kurti që të ndajë më ta më shumë informata rreth kidnapimit të tre pjestarëve të policisë së Kosovës nga ata të Serbisë.

“Kërkojmë nga ju të dimë më shumë informata që a ka pas angazhim  nga komuniteti ndërkombëtar. Çfarë kërkesa keni pas në lidhje me këtë çështje. Konsiderojmë se presim deklarim nga ana juaj për gjendjen në veri, arrestimin e tre policëve”, ka thënë Tahiri.

Exit mobile version