Site icon PrishtinaPress

Tahiri i kërkon dorëheqje Maqedoncit: Do të mbahesh mend se ke lënë ushtrinë tënde pa bukë

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri Abelard Tahiri, i kërkon ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedoncit që të jap dorëheqje.

“Sot ajo që më së paku duhet ta bëje, do të ishte të japësh dorëheqje dhe ta lirosh atë detyrë”, u shpreh ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Tahiri kritikoi mungesën e ministrit në seancë, ndësa shtoi se ai ka dezertuar nga detyra e tij më fisnike, raporton Klankosova.tv.

“Ministër zotëri Ejup Maqedonci, sot ke dezertuar nga detyra yte më fisnike. Sot mos me qenë në gjendje të vish në Kuvendin e Kosovës, dhe ta mbrosh punën tënde dhe angazhimin”.

Deputeti i PDK-së, mes tjerash i tha Maqedoncit se do të mbahet mend si një ministër që e ka lënë ushtrinë e tij pa bukë.

“Je ministër që do të mbahesh mend se ke lënë ushtrinë tënde pa bukë, nuk besoj që të bënë nder ty dhe as partisë tënde dhe asfamiljes tënde”.

Exit mobile version