3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: I kërkojmë Vetëvendosjes të reflektojë karshi kërkesave të policisë, zjarrfikësve e veteranëve

Shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pasi dështoi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, është deklaruar para mediave, me ç’rast ka folur për buxhetin, duke thënë se mazhoranca duhet të reflektojë karshi disa kërkesave.

Tahiri tha se duhet reflektim ndaj kërkesave të policisë, zjarrfikësve dhe veteranëve.

“Sa i përketë buxhetit, si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i kërkojmë mazhorancës që të reflektojë karshi kërkesave të Policisë së Republikës së Kosovës, karshi kërkesave të zjarrfikësve, karshi kërkesave të disa kategorive sociale të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme, karshi kërkesave të veteranëve, që të plotësohen ato dhe të amandamentohet buxheti tash pra ku janë amandamentet në komision, që do të vie në lexim të dytë, të plotësohen këto kërkesa”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img