Site icon PrishtinaPress

Tahiri i AAK’së kërkon shkarkimin e Rozeta Hajdarit që të mos pengohen hetimet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar arrestimet e sotme lidhur me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Tahiri ka thënë se sot do të duhej të shkarkohej ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

“Arrestimet e sotme vijnë si rezultat i punës së mediave dhe policisë së Kosovës. Andaj, në funksion të mundësimit të një hetimi të plotë dhe ku Qeveria nuk shihet si pengesë, po sot do të duhej të kishim shkarkim të ministres, Hajdari. Fundja, i gjithë ky rast i abuzimit me mjete shtetërore dhe me ligjin, asocohet me emrin dhe nënshkrimin e saj, përderisa sekseri për këtë skandal korruptiv u lidh drejtpërdrejt me emrin e kryeministrit Kurtit”, ka thënë Tahiri.

Në lidhje me aferën e rezervave shtetërore, Policia e Kosovës sot ka arrestuar Ridvan Muharremin, pronar i restorantit “Bukë e zemër” dhe dy zyrtarë të MINT.

Exit mobile version