Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se buxheti i vitit 2024, nuk parasheh efekte reale dhe as zhvillimin e sektorit privat.
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka paraqitur pesë amendamentet e AAK-së.
Postimi i plotë:
Pesë amandamentet e AAK-së!
Buxheti i vitit 2024 kaloi në lexim të parë. Fatkeqësisht ky Buxhet nuk parasheh efekte reale, as në pagat në sektorin publik, e as në ekonominë dhe zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.
Grupi Parlamentar i AAK-së, i ka përgatitur pesë kërkesa konkrete për amendamentim që kanë dalë nga tryeza e 9-të:
- Amendamenti i parë vjen nga përfaqësuesit e sindikatave të sektorit publik për ngritjen e koeficientit nga 105 në 129 euro;
- Amendamenti për Kontratën Kolektive;
- Buxhetimi i Autostradës së Dukagjinit;
- Amendamenti për Sigurimet Shëndetësore;
- Vijë buxhetore për rritjen e pensioneve.
Gjatë javës së ardhshme do të zhvillojmë diskutim publik për amendamente tjera.