3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri i AAK-së për Qeverinë Kurti: Sa më shpejt që shkon, më mirë

Besnik Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar i AAK-së, ka thënë se qeveria e tanishme e drejtuar nga Albin Kurti është duke i shkaktuar dëme vendit.

Andaj sipas tij sa më shpejt që vendi shkon në zgjedhje do të ishte më mirë.

“Viti 2024 është vit zgjedhor, për shkak se edhe për zgjedhjet e rregullta ato duhet të shpallen më së herët gjashtë muaj, e më së voni katër muaj, para zgjedhjeve. Kjo nënkupton që partitë politike do të punojnë për përpilimin e listave dhe zgjedhjeve”, ka thënë ai.

“Kjo nuk është problem, pra caktimi i zgjedhjeve të parakohshme apo të rregullta. Problemi është që kjo qeveri po i shkakton dëme të mëdha vendit dhe është duke e dëmtuar në rrafshin e brendshëm, në veçanti në varfërimin e ekonomisë që është në rrafshin më të ulët në historinë e vet”.

“Sa më shpejt që kjo qeveri shkon, është më mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img