Site icon PrishtinaPress

Tahiri i AAK-së: Marre për Albin Kurtin që e mban afër Hysamedin Ferajn

Nënkryetari i AAK-së, Benik Tahiri përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Hysmedin Ferajt.

Feraj në një deklaratë ka thënë se “Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftës por vëllezërit e tij…’’.

Tahiraj ka thënë se nuk ka asgjë më të pështirë dhe më cinike, se sa këshillat e një pseudo-mendimtari për një ish-grevist, protestues, anëtar lëvizjeje, refuzues, i pseudo këshilltarit për kryeministrin.

Ai tha se personat si Feraj, nuk kanë vend në Shqipëri pasi që e kanë kthyer atë 40 vite mbrapa, por janë duke gjetur vend në Qeverinë e Kosovës.

‘’Është e njëjta mendësi që Shqipërinë e pati kthyer në vitin zero përmbi dyzet vjet. E patën djegur për një vit dhe grabitur para se të shtrinin “tregun” në Kosovë. Këta nuk kanë vend në Shqipëri, fatkeqësisht kanë gjetur vend, në Qeverinë e Kosovës!’’, tha Tahiri.

Tahiri po ashtu deklaroi se ky është një turp për Kurtin, që mban në zyrën e tij persona si Feraj.

Exit mobile version