Site icon PrishtinaPress

Tahiri i AAK-së është i ashpër me pushtetin: Qeveria më e pazot, me më së paku rezultate

Besnik Tahiri, kreu i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kritikoi qeverinë aktuale, duke pohuar se ndonëse është më jetëgjata dhe ka shumicën më të madhe parlamentare, ka dëshmuar se është “qeveria më e pa zot”.

Në një kritikë të ashpër, Tahiri akuzoi qeverinë për shpërdorim të mandatit të saj të konsiderueshëm, duke e cilësuar atë “të pazot”, pavarësisht se mban shumicën më të madhe parlamentare të parë ndonjëherë në Kosovë. 

Ai theksoi se qeveria kërkon ndihmë dhe mban qëndrim opozitar vetëm kur i bëhet presion.

”Një logjikë e njohur, një logjikë arbitrare, autoritare e një partie e cila ka marrë një besim masiv, ku këtë besim e ka shpërdoru në formën më të ulët. Duke qenë qeveria më e pa zot, qeveria me më pak rezultate ndërsa është qeveria që ka mandatin më të gjatë në historinë e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht me shumicën më të madhe parlamentare”, tha ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Exit mobile version