2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri-Haxhiut: BE nuk ju lejon ta bëni Vettingun, vëllau i zv.ministrit merret me fajde

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka replikuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku tha se u ka mundësuar noterëve që të kenë monopol, dhe sipas tij, kjo është arsyeja se pse gjykata e ka anuluar Provimin e Noterisë.

Duke folur për procesin e Vettingut, Tahiri tha se Bashkimi Evropian nuk i lejon ata ta zhvillojnë këtë proces, pasi që edhe “vëllau i zëvendësministrit të Drejtësisë është i pwrfshirw në fajde”.

Tutje, Tahiri ka hedhur akuza ndaj ministres Haxhiu dhe stafit të saj duke thënë se nuk janë profesional.

“Ki staf, njerëz të kriminalizum, vëllai i zv/ministrit i involvum në fajde, jep pare me fajde, qet harraq, është ministër i drejtësisë. Ku me të lënë BE-ja me bë Vetting, me u marr me konfiskim. Ju jeni kompromitum. Është e pamundshme”, tha Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img