-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri godet Qeverinë Kurti për faturat e larta të rrymës: Goditje e radhës për familjet kosovare

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha me ironi se qytetarët po ndiejnë në xhep efektet e mira të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti me marrjen e faturave të larta të energjisë këtë muaj.

“Në vitin e tretë të Qeverisë Kurti, qytetarët po ndiejnë në xhep efektet “e fuqishme” të kësaj qeverie. Faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare. Në këtë kohë inflacioni e varfërie, duhet të mendojmë për policët, mësuesit, të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe posaçërisht për ata të sektorit privat, të cilët, edhe pa këto fatura, me shumë vështirësi e mbyllnin muajin. Kosova meriton më mirë”, ka shkruar Tahiri.

Deklarata e Tahirit vjen pas disa ankesave të qytetarëve se iu kanë shkuar faturat e rrymës shumë më të larta edhe pse kanë shpenzuar njëjtë si muajt e kaluar. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img